Dështon akti normativ, 30 miliardë të ardhura më pak

img_news-buxheti_851174361

Qeveria nuk arriti të realizojë as  planin e të ardhurave të reduktuar ndjeshëm përmes Aktit Normativ të miratuar në muajin korrik. Ndërkohë që po t’i referohemi planit fillestar të parishikuar për vitin 2015, të ardhurat për 11 mujorin rezultojnë afërisht 30 miliardë më të ulëta.

Pavarësisht aksionit kundër evazionit, të ardhurat në buxhet janë shumë larg nga plani i Qeverisë: Në muajin nëntor të ardhurat rezultojnë 15 miliardë lekë më pak nga plani i rishikuar në mes të këtij viti. Sipas treguesve zyrtarë për 11 mujorin, të publikuar dje nga Ministria e Financave, totali i të ardhurave për periudhën janar-nëntor 2015 është 343.5 miliardë lekë, me rritje prej 4.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar, por 8 për qind më të ulëta se sa plani fillestar 2015.

Pin It