Karriera, si të kthejmë dështimet në suksese

g4-four-business-people-with-puzzle

Projektet dhe planet tona nuk funksionojnë gjithnjë ashtu siç e presim. Disa herë ndodh që në vend të suksesit të dëshiruar të përballemi me dështimin. Ky është momenti në të cilin i gjithë grupi që ka punuar për një kohë shumë të gjatë ndoshta për arritjen e objektivave, ndodhet përpara një situatë shumë të vështirë.

Megjithatë për njerëzit me kurajo nuk ka humbje, por mësime. Kjo do të thotë që atëherë, kur nuk arrijmë të kemi sukses duhet të inkurajojmë veten, të mos biem në dëshpërim dhe të bëjmë një analizë objektive të shkaqeve.

Më poshtë po japim pesë sugjerime se si të mësojmë sa më shumë nga “dështimet” dhe se si t’i shmangim ato.

  1. Mos fajësoni askënd

Në një projekt të përbashkët ka shumë faktorë ndikues, prandaj faji nuk i takon asnjëherë vetëm një personi. Përveç kësaj të fajësosh dikë nuk e përmirëson rezultatin, por e përkeqëson atë, pasi mund të krijojë përçarje në grup.

  1. Analizoni hapat e projektit për të gjetur problemet

Studioni projektin hap pas hapi për të kuptuar problematikat e mundshme që sollën dështimin. Mund të ketë më shumë se një gjë që nuk është bërë si duhet.

  1. Jepni ide të reja

Shkaqet që çuan në dështim duhen zëvendësuar me alternative, ide të reja. Të gjesh gjërat që nuk shkuan mirë është e thjeshtë, por t’i kthesh ato në mundësi është vërtet zotësi. Këto mendime duhen marr në dakordësi me skuadrën.

  1. Përcaktoni anët pozitive të projektit

Asnjë projekt nuk është tërësisht i dështuar. Gjeni anët pozitive që mund t’i përdorni sërish. Një gjë e tillë do ju ndihmojë edhe për të mbajtur grupin të bashkuar dhe për të rritur motivimin.

  1. Vlerësoni anëtarët e grupit

Puna në grup kërkon që të vlerësohen të gjithë anëtarët e grupit. Aftësitë e secilit duhen vënë në dukje dhe duhen trajtuar si vlera për projektet e ardhshme. Askush nuk mund t’i bëjë të gjitha, e bukura e punës në grup qëndron tek plotësimi i njëri-tjetrit.

 

Pin It