“Lumturia e re”, studimi: Jo paratë, por familja, miqtë dhe natyra na bëjnë të lumtur

3215919688-alegria

Ne kemi kaluar pushime të tmerrshme nga puna dhe rënie të vlerave te investimeve, kemi parë rrugët me dyqane të zbrazëta, jemi përballur me humbje të vendeve të punës në sektorin publik dhe mundësinë e një recesioni të dyfishtë. Nga ana tjetër një teori e re në rritje mbron idenë se ne kemi përfituar diçka nga vitet e fundit të errësirës ekonomike, se ne kemi filluar të vlerësojmë gjërat me rëndësi: miqtë tanë, shtëpitë dhe botën ku jetojmë. Edhe më e bukura, këto gjëra na bëjnë ne më të lumtur se konsumi i dukshëm dhe vetëkënaqësia e viteve të bumit.

Pas kësaj duket se njerëzit po bëhen më pak materialistë dhe më të hapur ndaj botës: bëjnë punë vullnetare, i bashkohen klubeve të ndryshme dhe kujdesen për mjedisin.

Nga më shumë britanikë që shpenzojnë fundjavën në natyrë në vend të sorollatjeve nëpër dyqane në kërkim të gjërave që duhet t’i kenë me patjetër, deri tek rritja e kursimeve familjare ekspertët besojnë se ka prova se njerëzit e kanë kuptuar se lumturia nuk mund të qëndrojë në kërkimin e pandërprerë të sa më shumë gjërave më të mira materiale.

Shifrat e fundit nga Konsorciumi Britanik i shitjeve me Pakicë tregojnë se shitësit e artikujve të mëdhenj si televizorët me ekran të sheshtë, tapetet dhe kuzhinat raportojnë shitje negative krahasuar me vitine e kaluar, ndërsa numri i njerëzve që shëtisin dhe vetëm shohin për kënaqësi në dyqane ëshë rritur me gati një milion.

Edhe pse mund të jemi në fillimet e një lëvizjeje të re të lumturisë, kërkimi i saj është i vjetër sa vetë njerëzimi dhe ka angazhuar disa nga mendjet më të holla të historisë, të cilët kanë të gjithë teori të ndryshme. Ndërsa gjetja e një përgjigjeje përfundimtare për pyetjen se çfarë na bën të lumtur mund t’iu ketë shpëtuar të gjithëve nga Sokrati tek Thomas Aquinas, një akademike amerikane beson se e ka tashmë një përgjigje.

mood-girl-kid-joy-happiness-photo-hd-wallpaper

Në një artikull të ri të titulluar “Nëse paratë nuk iu bëjnë të lumtur atëherë nuk po i shpenzoni si duhet”, Elizabeth Dunn thotë se shpenzimi i parave me zgjuarsi është nje rrugë që të çon tek lumturia. Dunn paraqet tetë mënyra se si duhen shpenzuar paratë në mënyrën e duhur:

Në vend të sendeve bli eksperienca; shumë kënaqësi të vogla në vend të pak të mëdhajave; ndajini paratë me të tjerët; paguaj tani dhe konsumo më vonë; mendo rreth anëve negative të atyre që dëshiron të blesh; mos krahaso çmimet sepse të shpërqëndrojnë nga cilësitë e tjera të produkteve; ndiqni të tjerët në zgjedhjen e produkteve sepse ata janë parashikues më të mirë të pasojave të blerjeve se sa ne vetë.

“Situata i nxit njerëzit të fokusohen në gjërat kryesore në jetë që ata e dinë se i bëjnë vërtet të lumtur: marrëdhëniet familjare, miqtë, kontakti me natyrën e kështu me radhë”, thotë George MacKerron, studiues tek Shkolla Ekonomike e Londrës.

Idea se lumturia nuk qëndron tek zhytja në para, por tek jetesa modeste dhe kthimi i diçkaje tek shoqëria është përcaktuar si një trend edhe nga Grupi i Konsulencës Boston, në një raport të fundit të titulluar Rregulli i Ri Botëror. Dëshira në rritje për të krijuar lidhje me komunitetin është gjithashtu pjesë e lëvizjes së re, me gjithnjë e më shumë njerëz që përfshihen në klube aktivitetesh dhe punë vullnetare. Këto aktivitete mendohet se ofrojnë një rrjet të qëndrueshëm, i cili përçon lumturi. Numri i njerëzve që bëjnë punë vullnetare u dyfishua nga viti 2007 deri në 2009. Megjithëse ata ende e kanë të vështirë të ndajnë të ardhurat e tyre me të tjerët, Raporti i Shëndetit Botëror tregon se 41% e europianëve planifikojnë të rrisin dhurimet e tyre për bamirësi.

Interesi ndaj mjedisit dhe kalimi i kohës në natyrë janë gjithashtu pjesë e “lumturisë së re”.

“Ne si shoqëri e nëvlerësojmë rëndësinë e madhe të mjediseve natyrore për lumturinë. Jo vetëm kënqësia e të parit por edhe efektet antistresuese të tyre.”, tha Jody Aked, studiues tek Qendra për Mirëqënien e Fondit të Ekonomisë së Re.

happy

Rikthim në natyrë: Paratë nuk e blejnë ndjenjën e shpërblimit

Yasco Takahashi, 42, Scotland

“Jeta ime ishte e mbushur me gjëra materiale. Unë jetoja dhe punoja në sherbimet financiare. Kisha shumë miq, por me asnjërin nuk kisha ndonjë lidhje të veçantë. Me një dalje mund të shpenzoja deri në £2000 në rroba. Shkova për pushime në Hawai dhe Fiji. Gjithçka duket bukur, por unë ndihesha e vetmuar. Blija për të larguar depresionin dhe fokusohesha tek çanta e re ose fustani i ri. I mbysja ndjenjat me ushqime të shtrenjta ose duke u dehur. Por në moshën 35-vjeçare fillova të vuaja nga migrena. Kuptova se isha gjysmë e vdekur. Kuptova se jetoja për atë që miqtë mendonin për mua dhe veshjen time ose për paratë e mia. Nuk kishte kuptim prandaj shkova tek një komunitet i vogël në Skoci për t’u arratisur. Fillova të rris perimet e mia duke marrë kënaqësi nga natyra. Më përpara përdorja paratë për të ndryshuar veten dhe për të kontrolluar ndjenjat e mia. Tani i kontrolloj ndjenjat e mia pa paratë dhe kjo të bën të pavarur dhe të pjekur. Paraja nuk e blen dot këtë lloj ndjenje të shpërblimit. Jetoj me £200 në muaj, por ndihem më mirë. Tani nuk bëj më gjëra që nuk më pëlqejnë. Qesh dhe i shpreh ndjenjat e mia duke mos i ndrydhur ato. Fle më mirë se sa kur shpenzoja gjithë pasurinë për të blerë rroba që të më bënin të lumtur.”

nro1z-happiness-1

Ç’i bën të famshmit të lumtur?

Michael Palin, komedian

“Të gjitha llojet e gjërave më bëjnë të lumtur: zgjimi në mëngjes pa u shqetësuar për asgjë. Një filxhan kafe nën shoqërinë e miqve të mirë. Duket e shtirur, por është e vërtetë.”

Jasmine Harman, Prezantuese TV

“Momenti më i lumtur i ditës sime është ai kur nxjerr qenin shëtitje. Na pëlqen të dyve. Më bën të ndihem aktive dhe endorfina, hormoni i lumturisë rritet.”

Sarah Beeny, Prezantuese TV

“Gjërat që më lumturojnë janë koha që kaloj me tim shoq, fëmijët dhe pjesën tjetër të familjes e miqtë e mirë. Momente që zgjasin përgjithnjë.”

happiness-photography-7

Antony Worral-Thompson, kuzhinier

“Për mua paratë nuk kanë të bëjnë me lumturinë. Gjithçka varet nga miqtë e mirë, familja e mirë dhe shëndeti. Të qenët mirënjohës dhe i kënaqur me ato që ke. Lumturia është më shumë si një kornizë e mendjes.”

Stuart Semple, artist

“Djali im më bën vërtet të lumtur. Ai është 13 muajsh dhe lumturia që më jep ai është ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam njohur deri më sot. Lumturia nga gjërat e vërteta dhe ajo nga materialet janë dy botë të ndryshme.”

Katharine Hamnett, dizenjuese

“Lumturia për mua është familja, miqtë e mirë, jeta e kontrolluar, e qeshura dhe dashuria. Të gjitha këto janë të vërteta dhe më japin një lumturi që zgjat e që nuk mund ta japin çantat e mbushura.”

Nga Rachel Shields, The Independent

balloons

Pin It