Mos u lodhni. Mos hiqni dorë. Një ditë do t’ia dilni mbanë!

Fjalimi i Joanne Kathleen Rowling përpara studentëve:

“Ju do të dështoni në diçka të caktuar në jetën tuaj; do të humbni; do të vuani; do të zhgënjeheni… 
Mirëpo është shumë e thjeshtë të jesh në fund. Nuk ju duhet të përpiqeni aspak. Por a do të rrish përherë ashtu?

Sfidoje veten dhe dilja mbanë në jetë. Dija është çelësi i duhur. Edhe nëse përpiqeni dhe për pak kohë nuk shihni rezultatet që prisnit, vazhdoni të besoni. Suksesi i takon atyre që mundohen dita ditës. Çdo njohuri që ju merrni përditë, është një hap më afër suksesit tuaj.

Mos u lodhni. Mos hiqni dorë. Një ditë do t’ia dilni mbanë. Por nuk keni se si t’ia dilni mbanë, nëse hiqni dorë.

Përpiquni dhe keni për të mësuar plot gjëra që nuk i dinit për veten tuaj. Do të mësoni se sa të zhvilluar e keni imagjinatën, se sa të fortë e keni vullnetin dhe se sa të madhe e keni dëshirën për të arritur më të mirën. Këto nuk janë fantazi. 
Këto janë rruga që juve do t’ju shtyjë drejt suksesit që dëshironi. Ju jeni më të mëdhenj se dështimet tuaja dhe më të fortë se vështirësitë tuaja. 
Ecni si modestë dhe kur të korrni sukses, ecni si fitimtarë, por kujdes edhe nga krenaria, sepse kur ajo është e tepruar, ju rrëzon më shumë se dështimet!

Ju jeni të gjithë të ndryshëm. Sado e keqe t’ju duket jeta juaj, ka gjithmonë diçka për të bërë që t’ia dalësh mbanë. Për aq kohë sa ka jetë, ka shpresë.”

Pin It