Gati planet e përgjithëshme vendore, Gjermeni: vizion për zhvillimin afatgjatë të territorit në 15 vitet e ardhshme

tregues2

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka deklaruar se brenda vitit 2016, 31 bashki të vendit do të kenë të hartuara Planet e Përgjithshme Vendore, falë nismës së marrë nga qeveria për t’i dhënë mbështetje financiare dhe teknike 26 bashkive dhe asistencës së ofruar për 5 bashki të tjera, nga Programi i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore.

Në majë të piramidës së planifikimit të territorit, u shpreh Gjermeni, qëndron Plani i Përgjithshëm Kombëtar, i cili ofron vizionin për zhvillimin afatgjatë e cilësor të territorit në 15 vitet e ardhshme, ndërsa dy planet ndërsektoriale janë ai i zonës ekonomike Tiranë-Durrës dhe Plani i Integruar ndërsektorial për Bregdetin.

“Të tre planet, synojnë t’i japin fund epokës së informalitetit në zhvillimin e tokës, territorit, hapësirave urbane e rurale dhe të krijojnë një mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm institucional, ekonomik e social. Zhvillimi ekonomik, shtrirja gjeografike, avantazhi konkurues, trashëgimia historike e kulturore që mbart çdo zonë, ishin elementët kryesorë dhe shërbyen si themeli i një ndërtese solide, në të gjithë procesin e hartimit të Planit Kombëtar dhe dy planeve sektoriale,” tha Gjermeni.
 

Pin It