Qyteti i parë detar në botë do të ndërtohet në Paqësor

Vitet e ardhshme jeta nuk do të bëhet vetëm në tokë, së shpejti detet do të gjallërohen nga qytetet.

Një projekt ndryshe e i padëgjuar më parë do të aplikohet në Polinezinë Franceze. Bëhet fjalë për ‘qytetin detar’, ku do të mund të vendosen 300 njerëz.

Joe Quirk, kryetar i Institutit Seasteading, ka folur për planet lidhur me qytetet në oqean të cilat do të jenë të liruara nga kufizimet e qeverive botërore.

“Nëse do të mund të kemi qytetin detar, ai do të mund të jetë një shtet duke lindur”, ka thënë Quirk.

Ky qytet do të vendoset në një “zonë të veçantë ekonomike” duke ia mundësuar institutit që të realizojë disa ndër idetë e veta në zonën relativisht të kontrollueshme.

Inxhinierët dhe arkitektët kanë vizituar lokacionin në të cilin do të fillohet ky projekt që do të kushtojë 167 milionë dollarë. Kështu ka lidhur marrëveshje me shtetin që do të krijojë “sistem unik drejtues” në një “copëz” të oqeanit në të cilin do të fillojë projekti.

“Deri më vitin 2050 dëshiroj të shoh qytete detare, shpresoj mijëra të tillë”, thotë Quirk.

Pin It