‘Qyteti pyll’ në Kinë

Kina është një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit dhe për të reduktuar sadopak këtë imazh të keq po tenton të thyejë rekordet në planet për “qytetin pyll” në qytetin jugor të Liuzhou, i cili do të shtrihet përgjatë lumit Liujiang me zyra, apartamente, hotele e shkolla të mbuluara nga 1 milionë bimë dhe rreth 40,000 pemë.  

Kullat e gjelbëruara do të thithin ndotjen urbane duke prodhuar oksigjen të pastër dhe gjelbërimi do të sjellë dhe hije në ditët me diell, ose do të vperojë si një shtresë izoluese në dimër, për të kursyer ngrohjen dhe energjinë.  

Autoritetet e Liuzhou kanë pajtuar arkitektë italianë për ndritin e parkut me rreth 30,000 banorë që do të lidhet me qytetin e Liuzhou me anë të një linje të shpejtë hekurudhore dhe makinave elektrike.

Projekti është ende në fazë fillestare dhe është pagëzuar me emrin “Pylli qytet Liuzhou”.

Pin It