Raport, OKB: Uria në rritje, 11% e popullësisë në kushte ekstreme

Shifrat e publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për varfërinë globale janë rritur në mënyrë të shpejtë. Një vit më parë uria ka prekur plotë 815 milionë njerëz në mbarë botën. E përkthyer në shifra me përqindje rreth 11 apo 12 përqind jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike pasi nuk mund të sigurojnë dot nevojat bazë jetësore. Në raportet e publikuara theksohet se njerëzit vuajnë për kushtet më minimale, që janë kusht i ekzistecës. Të dhënat dalin nga raporti “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Botë 2017” nga agjencitë e OKB-së FAO, IFAD dhe ËFP.

Studimi thekson se 38 milionë të uritur më shumë se në vitin e 2015 ndër të tjera theksohet se: “ Në një pjesë të madhe vijnë për shkak të përhapjes së konflikteve të dhunshme dhe goditjeve të vazhdueshme si shkak i ndryshimit të kushteve klimatike” Shifrat kanë një trend të frikshëm që sa vijnë e shtohen në vendet e Afrikën SubSahariane, Azinë Juglindore dhe Azinë Perëndimore.

Sipas raportit të OKB-së, rritja e urisë në botë vjen kryesisht nga përhapja e konflikteve, ku situata në zonat e luftës është përkeqësuar në masë të madhe. Objektivi i vendosur në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të nënshkruar në vitin 2015 nga vendet e OKB për një botë pa uri dhe kequshqyerje deri në vitin 2030 duket se po Në ditët e sotme rreth 155 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare janë të pazhvilluar, përshkak se në përditshmëri ato nuk kanë nevojat më jetike për të formuar metabolizmin dhenevojat që duhet të përmbushur për të marrë vitaminat e duhura.

Burimi: Shqiptarja.com

Pin It