Xhamia 400-vjeçare e ndërtuar pa asnjë gozhdë, ende në këmbë

 

Në mesin e rrëfimeve në rajonin e Pattanit në Tajlandën jugore ndodhet një xhami, që besohet të jetë ndërtuar 400 vjet më parë, por pa përdorimin e asnjë gozhde të vetme, raporton Anadolu Agency (AA). Pavarësisht konflikteve në këtë zonë, xhamia e ka ruajtur formën e saj dhe i rezistoi fatkeqësive të kohës dhe të gjitha problemet që e kishin ndjekur.  Xhamia e cila u ndërtua në kohën e mbretërisë islame, edhe më tej mbetet e hapur dhe shërben për besimtarët.  Edhe pse disa herë i është nënshtruar restaurimit, ajo ende ruan pamjen e saj arkitektonike origjinale, e që tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve, si dhe turistëve të huaj.

Xhamia është ndërtuar nga druri pa përdorur asnjë gozhdë të vetme, ndërsa më shum tërheq vëmendjen forma e pazakontë dhe unike e minaresë.

Në varrezat pranë xhamisë janë varret e myslimanëve të cilët u vranë në vitin 2004 nga ushtria tajlandeze.  Fahreddin Saad, zëvendës i shkollës në këtë qytet, tha për AA se zona në të cilën është ndërtuar xhamia, është e një rëndësie të madhe historike. “Xhamia është ndërtuar nga druri me plan të veçantë arkitektonik. Nuk është përdorur asnjë gozhdë e vetme. Supozohet se xhamia është ndërtuar gjatë mbretërisë islame. Shumica që vizitojnë Pattanin, vizitojnë edhe xhaminë”, tha Saad.

Pin It