Raporti, OSHE: Rritet ndërgjegjësimi i debitorëve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike denoncon institucionet shtetërore për mungesë korrektësise në pagesat e faturave të energjisë elektrike.

Lidhjet e jashtëligjshme të energjisë ishin pikënisja e aksionit kundër informalitetit në këtë kontekst por siç duket nga raporti i vitit 2017 të hartuar nga OSHE, problemi nuk qëndron më tek familjarët apo tek bizneset pasi këta të fundit kanë treguar ndërgjegjësim në pagesat e energjisë elektrike.

Sipas dokumentit të publikuar nga OSHE, arkëtimi i pagesave të energjisë elektrike ka pësuar rritje në krahasim me një vit më parë, e përkthyer në shifra gjatë 2017-tës pagesat e faturave llogariten rreth 90% në krahasim me fund vitin e 2016-tës ku vetëm 86% e debitorëve paguanin. Kjo rritje është vërejtur kryesisht në kategoritë e familjarëve dhe bizneseve private, ndërsa kategoritë buxhetore ose institucionet publike vazhdojnë me performancë të ulët.

Në harkun kohor të 90-ditëve kategoria e institucioneve buxhetore ka shënuar një mesatare prej 84% në arkëtimin e faturave të energjisë po akoma më keq shihet gjendja e jobuxhetorave me një mesatare prej 42%.

Pin It