“Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, shfaqja hap sezonin artistik në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar çeli sezonin artistik të këtij viti me veprën shqiptare “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”nga regjisorja Elma Doresi vepër e autorit Ferdinand Hysi.

Kjo është e para vepër shqiptare këtë vit në skenën e Teatrit Kombëtar. Një vepër, e cila erdhi nga “Netët e leximit të dramës shqipe”, që janë zhvilluar më herët në Teatrin Kombëtar

E shkruar në vitet ‘90 sipas regjisores Elma Doresi vepra teatrore i flet aktualitetit shqiptar. Këtë herë administrata shtetërore e parë me një sy ironik dhe grotesku në skenën e Teatrit Kombëtar “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”.

Një shef i vjetër i le vendin një të riu dhe këtu fillon lufta e brendshme mes të vjetrës dhe të resë, duke nxjerrë në pah korrupsionin, imoralitetin e burokracinë e institucioneve tona.

Regjisorja Elma Doresi tregon se si përherë do të jetë brenda stilit të saj dhe shijes së saj. Rolet në vepër regjisorja ia ka besuar aktorëve Sokol Angjeli, Bujar Asqeriu, Ola Harizaj, Dritan Boriçi, Raimonda Bulku, Klod Hoxha, Devis Muka dhe Klea Huta.

Me këtë kast aktorësh të njohur, por dhe emra të rinj që janë pjesë e kësaj shfaqje premierë që do të vijojë për publikun dhe në datat 17-18-19-20-21 janar në skenën e Teatrit Kombëtar./ATA/

Pin It