Receta e ditës/ Akullore shtëpie me çokollatë

Përbërësit:

500 ml qumësht

150 gr sheqer

2 lugë gjelle sheqer pluhur

50 gr çokollatë të zezë

50 gr çokokrem

20 gr kakao pluhur

3 vezë

pak aromë vanilje

 Përgatitja:

Si  fillim duhet të gjejmë një enë inoksi për përgatitjen e akullores në mënyrë që të futet edhe në ngrirje në frigorifer. Marrim vezët dhe ndajmë të verdhat nga të bardhat. Këto të fundit i hedhim në një enë me 2 lugë sheqer pluhur. Të verdhat e vezëve i hedhim në një tenxhere ku shtojmë dhe sheqerin e kakaon pluhur. I përziejmë mirë dhe shtojmë ngadalë qumështin duke e përzier në mënyrë që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë edhe aromën e vaniljes. Përziejmë mirë gjithë përbërësit.

Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë derisa të fillojë të marrë valë. Fikim zjarrin dhe lemë masën e përgatitur të qetësohet.

Ndërkohë shkrijmë çokollatën. Kur të jetë shkrirë, shtojmë çokokremin.  I bashkojmë mirë dhe i hedhim në tenxheren ku kemi përgatitur më parë masën me kakao. I përziejmë mirë së bashku.

Të bardhat e vezëve të cilat i bashkuam me sheqerin pluhur fillojmë ti rrahim duke futur enën. Në fillim përreth 1 minutë e më pas i rrahim normalisht.

Pasi i kemi rrahur, bashkojmë këto në tenxheren me masën e përgatitur më parë. I trazojmë mirë me ngadalë.

Masën e përgatitur e hedhim në enën e inoksit të ftohtë, të cilën e kemi vendosur paraprakisht në frigorifer.

Akullorja duhet të rrijë të paktën për 5 orë në ngrirje. Duhet të kujtohemi që çdo 45 minuta duhet të përziejmë akulloren në mënyrë që të thyejmë kristalet e akullit që krijohen në

sipërfaqe. Pasi ka kaluar kjo kohë, do të shohim se akullorja është gati për tu servirur. Hedhim akulloren nëpër kupa dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

Burimi: ArtiGatimit.com

Pin It