Gjigandi i rrjeteve sociale Facebook arrin 2 miliardë përdorues

 

Gjigani i rrjeteve sociale Facebook ka arritur në 2 miliardë përdorues ose ndryshme më shumë se ¼ e popullsisë së botës.

“Komuniteti i Facebook ka arritur zyrtarisht në 2 miliardë njerëz,”-ka shkruar në një postim në Facebook bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg për të shënuar këtë moment historik.

E themeluar në vitin 2004 Facebook arriti në 1 miliardë përdorues 5 vite më parë.

Në rrjetin social më të përdorur më shumë se 1 miliardë njerëz marrin pjesë në grupe chati çdo muaj dhe më shumë se 800 milionë njerëz “pëlqejnë” diçka  në një ditë.

Ndërkohë Facebook njoftoi se janë fshirë rreth 66.000 postime në javë gjatë 2 muajve të fundit për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe u shpreh se fshirja e postimeve mund të ndjehet si çensurë, por është e domosdoshme.

Pin It