Receta e ditës/ Ëmbëlsirë, fundi i kazanit

 

Përbërësit:

6 gota qumësht

1 gotë miell

1 gotë sheqer

1 lugë gjelle nisheste

1 lugë gjelle miell orizi

1 lugë gjelle vaj

1 vanilje

Për të lyer tepsinë

1 lugë gjelle gjalpë

3 lugë gjelle sheqer pluhur

 

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere  hedhim miellin në temperaturë mesatare rreth 3 minuta e skuqim duke e përzier vazhdimisht. Në tenxhere  hedhim të gjithë përbërësit përveç vajit dhe vaniljes. E përziejmë për disa minuta derisa të vlojë. Masës i shtojmë  vajin, vaniljen dhe i përziejmë në temperaturë të ultë. Tepsinë e lyejmë me vaj dhe sheqer pluhur. Më pas masën e hedhim në tepsi, dhe e pjekim në temperaturë të lartë. Pasi të jetë pjekur e vendosim në frigorifer ku preferohet të qëndrojë rreth 4 orë.  Kur të jetë gati e vendosim në pjatë duke e kthyer mbrapsht. Ju bëftë mirë!

Pin It