Receta e thjeshtë e limonatës përgatitur në kushte shtëpie

 

Ditët e nxehta po afrojnë dhe për të shuar etjen ku ka më mirë se një limonatë e përgatitur në kushte shtëpie. Përveç vlerave ushqyese si; nxitja e metabolizmit,eleminimit të gurëve biliarë, pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes,pastrimin e lëkurës etj. ai ka një shije të pa krahasueshme. Më poshtë po ju japim recetën për një limonatë perfekte në kushte shtëpie.

Përbërësit:

  • 5 kokrra limoni
  • 3 kokrra portokalle
  • 1 gotë e gjysmë sheqer (350 GR)
  • 3 litra ujë
  • 10-12 fletë nenexhik

Përgatitja:

 

Në fillim marim limonët dhe portokallet, i shpëlajmë dhe i grijmë në rende bashkë me lëkurat. Masën e përftuar  kullojmë dhe i shtojmë sheqerin dhe nënexhikun.

I përziejmë për 5-6 minuta. Më pas i shtojmë ujin dhe e përziejmë sërish. Lëngun e përziejmë sërish për disa minuta derisa të shkrijë sheqeri.

Në fund e kullojmë e vendosim nëpër shishe ose enë të përshtatshme dhe e lëmë për 1-2 orë në frigorifer. Limonata është gati për t’u pirë.

Pin It