Kura plotësisht natyrale për të larguar kollën dhe ftohjen

Alergjitë stinore si dhe  ndryshimi i temperaturave janë bërë shkak që  shumica e njerëzve pa dallim moshe të preken nga virozat.

Simptoma zakonisht  shfaqen me kollë dhe me sekrecione, të cilat  vështirë të dalin jashtë pa përdorur medikamente apo antibiotikë.

Sigurisht që antibiotikët janë zgjidhje për eleminimin e sekrecioneve, mirëpo ne do t’ju ju rekomandojmë  një zgjidhje plotësisht natyrale. Me këtë mënyrë shumë shpejt do të ndjeni lehtësim në rrugët e frymëmarrjes.

Përbërësit: 7-8 copë të vogla xhenxhefil, një lugë e vogël piper të zi ( kokrra), një lugë mjaltë dhe dy filxhan ujë.

Përgatitja: Ngrohni ujin, dhe sapo të fillojë të vlojë, shtoni në të xhenxhefilin. Hidhni piperin, mbulojeni dhe lëreni të vlojë një minutë. Lëreni të ziejë ngadalë edhe pesë minuta të tjera në zjarr të ulët.

Kështu do të përftoni një lëng të kthjellët ngjyrë të verdhë. Ftoheni pak, pastaj kullojeni dhe ëmbëlsojeni me një lugë mjaltë.

Konsumojeni të ngrohtë  në formën e  çajit dhe shumë shpejt do të ndieni lehtësim të dukshëm.

Për shërim sa më të shpejtë, pini këtë çaj dy deri në tri herë në ditë.

Pin It