Katër shkaqet që ju bëjnë të ndiheni shpesh të lodhur

 

Bëni një jetë sedentare

Yndyra që grumbulloni në organizëm, jo vetëm që kërkon më shumë energji që të shkrihet por lëshon leptinë, një lloj hormoni që është i lidhur me ndjenjën e lodhjes. Kush është në mbipeshë, gjithashtu ka nivele të larta të inflamacionit kronik.  Nuk është çudi atëherë se pas gjashtë javësh ushtrime fizike të moderuara, njerëzit përftojnë energji. Kush bën sport rregullisht, arrin që të bëjë një gjumë më të qetë dhe me të njëjtin orar.

Pini shumë kafe

Kafeina neutralizon aktivitetin e adenozinës, një përbërës kimik që vepron si një qetësues natyral në sistemin nervor që akumulohet gjate ditës dhe që në darkë na bën të përgjumur. Në mëngjes mund të na japë një shtytje të nevojshme për të konsumuar kafe ose pije energjike. Është mirë që kafja dhe pijet energjike të konsumohen rreth gjashtë orë përpara se të shkoni në shtrat, sepse kjo ndikon në cilësinë e gjumit. Shpesh, ata që nuk konsumojnë kafeinë ndihen më të çlodhur pas gjumit.

Keni pirë pak ujë

Hidratimi është i domosdoshëm për ruajtjen e përqendrimit: ai është përgjegjës për rënien në masën 1.5% të lëngjeve në organizëm që sjell rënien e përqendrimit. Kur uji është i paktë në gjak, ushqyesi arrijnë tek muskujt dhe organet punojne më me ngadalë.

Nuk ndiqni një rutinë konstante

Të flesh deri në mesditë gjatë fundjavës iu bën juve që ta keni më të vështirë që t’i përshtateni orarit zyrtar gjatë javës. Nëse do ju duhet që te rikuperoni lodhjen, kënaquni duke fjetur 20 minuta gjatë të shtunës dhe të dielës, duke i përpjekur që të zgjoheni në kohë jo shumë të ndryshme nga orari i përditshëm që ju duhet për të shkuar në punë.

Pin It