Sëmundjet më të shpeshta që prekin fëmijët

Ndryshimi i stinëve ndikon drejtpërdrejtë në imunitetin e fëmijëve. Një fëmijë i sëmurë në shtëpi ndikon tek të gjithë pjestarët, ndaj më poshtë do të lexoni disa sëmundje të zakonshme te fëmijët dhe si t’i kaloni ato lehtësisht.
1 -Temperatura
Shumica e fëmijëve shpeshherë vuajnë nga temperatura. Shumë prindër nuk e përfillin temperaturën dhe e shërojnë me ilaçe shtëpiake, edhe pse kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së caktuar infektuese. Kjo mund të jetë e rrezikshme, prandaj është më mirë të orientoheni tek pediatri nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë.

2 -Ftohja
Shumë fëmijë shpesh vuajnë nga ftohjet. Në shumicën e rasteve ky është ndonjë lloj i infeksionit virusal, i cili përcillet me rrjedhjen e hundëve, ndërsa ndonjëherë edhe me temperaturë. Kollitja e cila shfaqet me temperaturën e lartë mund të jetë treguese e gripit ose inflamacionit të mushkërive. Kjo po ashtu mund të jetë tregues e lehtë që fëmija juaj mund të bëhet astmatik.

3 -Problemet me stomakun
Problemet e stomakut siç është stomaku “nervoz”, çrregullimet e tretjes etj., janë vetëm disa nga sëmundjet e zakonshme te fëmijët. Shumica e këtyre gjërave shfaqet sepse fëmijët fusin gjithçka në gojë. Kjo çon deri te infeksionet, dhe me këtë edhe deri te të gjitha problemet e stomakut. Nëse vëreni simptoma të tilla bashkë me temperaturën e rritur menjëherë shkoni në konsultime mjekësore.

4 -Skuqja e lëkurës
Skuqja e lëkurës perveç rezultatit të pelenave mund të jetë alergji ose problem i lëkurës. Eshtë një nga sëmundjet më të shpeshta te fëmijë edhe pse nuk është infektuese.

 

Pin It