Recetë/Mini briosha

 Përbërësit:

  • 1 gotë qumësht
  • 1 filxhan çaji vaj
  • 2 vezë
  • 1 lugë gjelle maja
  • 1 lugë kripë
  • 3 lugë sheqer
  • 3-4 gota miell
  • gjalpë

Mbushjen mund ta bëni sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në fillim e tresim majanë në një gotë ujë të vakët. Më pas i shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, përveç një të verdhe veze dhe përgatisim brumin. Brumin e përgatitur e lëmë të vijë. Kur brumi të jetë gati, e ndajmë në 8 pjesë, të cilat i hapim me okllai në madhësinë e një pjate. Të gjitha petat i lyejmë më gjalpë dhe i vendosim njëra mbi tjetrën. Në fund të gjitha petat së bashku i hollojmë me okllai duke përftuar një petë të madhe. Më pas në varësi të madhësisë së petës e ndajmë në 12-16 pjesë si të ishte picë. Pjesëve të përftuara i vendosim mbushjen e dëshiruar tek baza e trekëndorit dhe i mbledhim me kujdes në formën e një ruloje. Në fund i lyejmë me të verdhën e vezës dhe i pjekim në furrë 180 gradë për rreth 30 minuta.

Ju bëftë mirë!

 

Pin It