Parashikimi i motit, e premte 23 qershor 2017

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të bëjë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezent në vendin tonë. Nuk përjashtohen vranësira të lehta e kalimtare në zonat malore të vendit.

Po ashtu edhe pasditja duke përfshirë edhe natën do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, më të dukshme në zonat verilindore- juglindore. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që termometri të ngjitet deri në 35 gradë C në qytetin e Gjirokastrës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri ne 2 ballë.

Pin It