Kalendari historik: 23 qershor

23 Qershori është dita e 174-t e vitit, deri në fund të tij janë edhe 191 ditë.

Ngjarje

  • 1887 – Krijohet Banff National Park, i pari në Kanada
  • 1956 – Gamal Abdel Naser zgjidhet kryetar i Egjyptit.
  • 1967 – Konferenca Glassboro – Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, takohet me kryeministrit sovjetik, Alexei Kosygin, në Glassboro të New Jerseyt, ku u mbajt një konferencë treditore për shqetësimet e dy superfuqive të luftës së ftohtë.
  • 1983 – Papa Gjon Pali i Dytë u takua me liderin e ndëshkuar të punëtorëve të Polonisë, Lech Walesa, i cili ishte lider i “Solidaritetit”, një lëvizje që nxiti frymën e rebelimit të polakëve për rrëzimin e komunizmit në fund të viteve tetëdhjetë.
  • 1990 – Moldavia deklaron pavarësinë.
  • 1994 – Republika e Afrikës së Jugut, pasi shfuqizon ligjet mbi Apartheidin, ripranohet në Mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuar.

Lindje

  • 1936 – Konstantinos Simitis, politikan grek.
  • 1937 – Martti Oiva Ahtisaari, politikan finlandez.
  • 1944 – Đani Maršan, këngëtar kroat
  • 1960 – Fadil Vokrri, futbollist.
  • 1972 – Zinedine Zidane, futbollist francez.

Vdekje

  • 1996 – Andreas Papandreu, politikan dhe ekonomist grek, premieri i parë socialist dhe themelues i PASOK-ut.
  • 1972 – Akaki Khorava, aktor gjeorgjiano-rus.
  • 2014 – Ali Jasiqi, shkrimtar shqiptar

 

Pin It