23 Qershori është dita e 174-t e vitit, deri në fund të tij janë edhe 191 ditë
Ngjarje
- 1887 – Krijohet Banff National Park, i pari në Kanada
- 1956 – Gamal Abdel Naser zgjidhet kryetar i Egjyptit.
- 1967 – Konferenca Glassboro – Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, takohet me kryeministrit sovjetik, Alexei Kosygin, në Glassboro të New Jerseyt, ku u mbajt një konferencë treditore për shqetësimet e dy superfuqive të luftës së ftohtë.
- 1983 – Papa Gjon Pali i Dytë u takua me liderin e ndëshkuar të punëtorëve të Polonisë, Lech Walesa, i cili ishte lider i “Solidaritetit”, një lëvizje që nxiti frymën e rebelimit të polakëve për rrëzimin e komunizmit në fund të viteve tetëdhjetë.
- 1990 – Moldavia deklaron pavarësinë.
- 1994 – Republika e Afrikës së Jugut, pasi shfuqizon ligjet mbi Apartheidin, ripranohet në Mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuar.
Lindje
- 1936 – Konstantinos Simitis, politikan grek.
- 1937 – Martti Oiva Ahtisaari, politikan finlandez.
- 1944 – Đani Maršan, këngëtar kroat
- 1960 – Fadil Vokrri, futbollist.
- 1972 – Zinedine Zidane, futbollist francez.
Vdekje
- 1996 – Andreas Papandreu, politikan dhe ekonomist grek, premieri i parë socialist dhe themelues i PASOK-ut.
- 1972 – Akaki Khorava, aktor gjeorgjiano-rus.
- 2014 – Ali Jasiqi, shkrimtar shqiptar