Reflektim i karakterit tënd…

Një ditë Ebu Xhehli i thotë Profetit (s.a.s): “Nuk ka më të shëmtuar se ti ndër bijtë e Hashimëve.”
Profeti (s.a.s) i thotë: “Edhe pse e kalove cakun, përsëri ke të drejtë!” Pas pak vjen Hz. Ebu Bekri (r.a) dhe i thotë Profetit (s.a.s): “O diell! Ti nuk je as prej lindjes as prej perëndimit, ti shndrit me dritën tënde!”
Profeti (s.a.s) i thotë: “O miku im i dashur që ke shpëtuar prej dashurisë ndaj kësaj bote të poshtër! Ke thënë të vërtetën!”
Sahabët e gjendur aty, ashtu të shastisur dhe të çuditur pyesin: “O më i miri ndër njerëz, u thanë dy gjëra krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, por përsëri the që të dy kishin të drejtë! Cili është shkaku i kësaj?”
Profeti (s.a.s) ja kthen: “Unë jam një pasqyrë që shndrit prej fuqisë hyjnore, kush më sheh mua, sheh veten e tij.”
Pin It