Reforma në ngërç, Lu takon Nishanin

lu-nishani

Ambasadori amerikan Donald Lu ka qënë mëngjesin e sotëm në zyrën e kreut të shtetit, teksa ka nisur mbledhja e radhës e ekspertëve, pa praninë e përfaqësuesve të opozitës, kanë nisur kështu përpjekjet diplomatike për ngërçin e ri për reformën në drejtësi.

Një ditë më parë, ekspertët e opozitës braktisën mbledhjen, pasi kanë këmbëngulur që anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të drejtësisë të mos zgjidhen me shumicë të cilësuar prej 84 votash, por me shumicë kushtetuese prej 93 votash.

Pin It