E qeshura çudibërëse…

Baby-Smile-7

E qeshura eliminon stresin. Një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni të stresuar provoni të qeshni dhe stresi do të zhduket.

E qeshura bën që trupi të çlirojë endorfinat, ilaç natyral kundër dhimbjes dhe humorit të keq. Pra ajo është një kurë e veçantë natyrale.

E qeshura ul tensionin e gjakut. Gjatë qeshjes kemi një reduktim të matshëm të presionit të gjakut. Në qoftë se keni në shtëpi një matës tensioni, bëni këtë eksperiment. Matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minutë duke lexuar ndonjë gjë për të qeshur. Më pas matni përsëri tensionin dhe do të habiteni.

E fundit, por jo për nga rëndësia, edhe e qeshura duhet të jetë me masë, në vendin dhe në kohën e duhur. Të mos harrojmë se e qeshura e tepërt jo vetëm që dëmton shëndetin, por dhe ia ul dinjitetin njeriut para të tjerëve. Profeti a.s. thotë në një hadith: “Mos qeshni shumë, pasi e qeshura e tepërt e vdes zemrën.”

Pin It