Reshje dëbore, ARRSH: Asnjë problem në qarkullimin e mjeteve

Pavarësisht reshjeve të dëborës që ka pasur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë-Lin Pogradec, nuk ka pasur për asnjë moment probleme me qarkullimin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se kompania e mirëmbajtjes ka punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarje e kripës.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, për shkak të lagështirës dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Pin It