Reshjet e borës, ARRSH: Të gjitha akset të kalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar po monitoron të gjitha rrugët në Shqipëri dhe kryesisht në veri për të garantuar lëvizjen e mjeteve.

Si rezultat i reshjeve të dendura të borës ka patur probleme me të gjithë rrugët kryesisht në veri të vendit.

Në rajoni Verior gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar  bën të ditur se ka disa segmentet që kalohen  me zinxhirë ose pjesërisht dhe janë kryesisht zonat e thella malore, si:

Domaj- Drajë Rec

Qafë Mali- Fierzë

Ura e Cerenecit-Steblevë

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë Drajë

Peshkopi-UShtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Po ashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar  shpjegon se akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Pin It