Respekti të zbukuron!

Abdullah ibn Omeri (r.a) tregon: “Një ditë po kalonte një shok i babait tim dhe unë e pyes: A je filani? Ai më thotë, po. Atëherë u thashë shokëve që t’i japin një gomar për të vazhduar udhëtimin, i dhashë dhe kapelën time për t’u ruajtur nga vapa  dhe disa të pranishëm thanë: Sikur t’i kishe dhënë dy derhemë do t’i mjaftonin! Abdullah ibn Omeri (r.a) tha që i Dërguari i Allahut (s.a.s) kishte këshilluar: Respektoji shokët dhe të dashurit e babait tënd dhe mos i shkëput lidhjet, sepse Allahu të ruan nurin e fytyrës tënde!”

[Buhari dhe Muslim]

Pin It