Reykjadalur, lugina ku rrjedh lumi i ngrohtë

reykjadalur2

Rreth 45 kilometra larg kryeqytetit Reykjavik, gjendet një luginë e “fshehur”, që njihet si një prej zonave më gjeotermike në Islandë. E njohur si “Lugina e avullit” kjo pikë turistike përherë është e mbuluar nga retë e avullit.

Një shteg malor çon drejt kësaj lugine që përfundon te një lumë i mahnitshëm, ku përzihen uji i ftoftë dhe ai i ngrohtë i cili rrjedh nga burimet e shumta gjeotermike që e rrethojnë atë.

Kjo përzierje e ujërave krijon pishina të shumta me ujë të ngrohtë, të cilat vizitohen rregullisht nga banorët lokalë, të cilët vijnë këtu për t’u larë.

Në disa prej këtyre pishinave natyrore uji arrin temperaturën deri në 100 gradë Celsius, prandaj ka dhe shumë shënja paralajmëruese “Hætta!” që do të thotë “Rrezik” në gjuhën islandeze.

reykjadalur12-1024x682

reykjadalur11-1024x768

reykjadalur16

reykjadalur8-1024x462

reykjadalur15-1024x576

reykjadalur14

Pin It