Rezultati i kolegjit: Trump zytarish president, Mike Pence zëvendespresident i SHBA-ve

160712212507-trump-and-pence-0712-exlarge-169

Donald Trump është zyrtarisht president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republikani mori votat e nevojshme të kolegjit zgjedhor. Ashtu siç edhe pritej nuk pati surpriza, pavarësisht zërave se disa anëtarë të kolegjit do të votonin kundër Donald Trump.

Në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit ai mori 306 vota elektorale, edhe pse rivalja e tij demokrate, Hillery Clinton mori votën popullore.

Por vota elektorale është ajo që zgjedh vërtet presidentin amerikan dhe fituesit i duhen të paktën 270, nga 538 vota elektorale gjithesej.

Rezultati i kolegjit do të certifikohen më 6 janar. Reagimi i parë nga kampi i Trump erdhi nga ai qe do jetë zëvendespresident, Mike Pence, i cili e uroi zyrtarisht Donald Trump.

Pin It