Ja disa arsye pse duhet të flini në një dhomë të ftohtë

device3

Sipas ekspertëve, temperatura optimale gjatë natës duhet të jetë mes 15 dhe 19 gradëve. Në këtë mënyrë, trupi ynë qëndron në formë të mirë. Nëse do të flemë në një dhomë të “ftohtë”, do të ulim ndjeshëm rrezikun e problemeve të lidhura me metabolizmin, mes të cilëve edhe atë të diabetit. Në këtë rast ambienti më i ftohtë favorizon prodhimin e yndyrës kafe ose yndyrës së “mirë”, dyfish nga normalja.

Fjetja në të ftohtë u lejon njerëzve që të djegin më shumë kalori sesa gjatë ditës. Këto dy elemente ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit dhe të shumë sëmundjeve të tjera metabolike. Një avantazh tjetër i të ftohtit është se do të dukeni më të rinj.

Mbajtja e dhomës në temperaturën mbi 19 gradë, në fakt, e detyron trupin që të qetësohet apo ngrohet natyralisht përmes gjumit dhe melatoninës.Kjo e fundit paraqet hormonin më të rëndësishëm antiplakje dhe sapo ajo çlirohet, i lejon trupit që të qetësohet.

Gjithashtu fjetja në një ambient të ftohtë do të na bëjë të lodhemi më pak për të na zënë gjumi. Kjo sepse, klima më e ftohtë e ndihmon trupin që të arrijë më shpejt temperaturën ideale të gjumit.

 

 

Pin It