Rikthehet Champions League

Sonte rikthehet emocioni i Champions League, duke vijuar me ndeshjet e të mërkurës në mbrëmje. Sfida për mos tu humbur është Borusia Dortmund – Real Madrid, ndërkohë nga ana tjetër do të ndeshen Napoli kundër Feynoord të Hollandës.

Sot në mbrëmje stratojnë ndeshjet e 2-ta të fazës në grupe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinentin europian.

Në Grupin E, Sevilla do të presë ne stadiumin ”Ramon Sanchez Pizhuan” Mariborin, një sfidë e lehtë në letër përballë një kundështari jo në nivelet e spanjollëve .

Prandaj në këtë takim objektivi i vetëm janë 3-pikët për skuadrën iberike. Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Liverpul do të luajë në transfertë me rusët e Spartakut të Moskës dhe do të kërkojë të marrë fitoren e parë në grup.

Të kuqtë e Jurgen Klopp, e kanë grupin e plotë dhe pritet të hedhë në fushën e lojës lojtarët më të mirë ku në repartin e sulmit do të jenë që nga minuta e parë treshja Sadio Mane, Muhamed Salah  dhe Daniel Sturidge.

Edhe në Grupin B, ka sfida interesante kështu Manchester City, do të presë  në ”Etihad Stadium”, skuadrën e Shakhtar Dontsk të cilët në ndeshjen e parë mundën Napolin 2-1.

Me skemën 4-4-2 do të rreshtohet skuadra e Pep Guardiolës ,dyshja e sulmit do tju besohet Gabriel Jesus dhe Kun Agueros të cilët po kalojnë një formë të mirë duke shënuar rregullisht  në ndeshjet e fundit.

Napoli pas humbjes befasuese me Shkaktarin, në ndeshjen e parë do të presë skuadrën e  Feynoord, në stadiumin ”Sao Paulo. Të kaltërit janë me zero pikë dhe kanë rast të mirë për të marë pikët e para në Grupin G kundër një skuadre si Feynoord që nuk ka eksperincë në ketë kompeticon kaq madhor.

Në Grupin G,  Beskitash do të përballet me skuadrën gjermane RB Leipzig , që merr pjesë për herë të parë në Ligen e Kampionëve. Turqit vijnë pas fitores 1-3 në trasfertën me Porton, ku befasuan portugezet ne stadiumin ”Dragao”.

Ndërsa skuadra gjermane Leipzig,  vjen pas barazimit 1-1 në shtëpi me Monacon dhe ndodhen në vendin e 3-të me 1 pikë. Ndërkohë në Grupin H  përballje për të mos u humbur është sfida  Borusia Dortmund-Real Madrid, që do të luhet në stadiumin ”Signal Iduna Park”.

Dortmund vjen pas humbjes 3-1 me Tottenham,  ndërsa skuadra e Real Madrid vjen pas fitores  3-0 me Apoelin në shtëpi.  Për skuadrën gjemane mungesat janë të shumta si Marco Reus, Andre Shcurle dhe mbrojtësi Marcel Shcmelzer.

Megjithatë edhe Real Madrid vjen me mungesa të rëndësishme, për të besuarit e Zinedinë Zidanë, nuk do të jenë në dispozicion Marcelo , Karim Benzema dhe Mateo Kovacic ndërsa Cristiano Ronaldo pritet ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë.

Një transfertë e veshtirë  kjo e kampionëve në fuqi, pasi në 6-të ndeshje që janë përballur me skuadrën gjermane nuk  kanë arritur të mposhtin asnjëherë një bilac negativ për Realin.

Ndeshja tjetër e Grupit H, do të zhvillohet  në stadimin ”Neo Gsp” mes Apoel dhe Tottenham të besuarit e Mauricio Pochetinos kanë një ndeshje të lehtë në letër përballë skuadrës Qipriote .

Spursat po kalojnë një formë të mirë në skuadër kjo u duk dhe në sfidën me Dortmundin dy javë me parë ku dhuruan një paraqitje pozitive

Pin It