Rikthehet ”Grand Gala de la Zarzuela”

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të risjell “Grand Gala de la Zarzuela”. Kjo mbrëmje me repertorin spanjoll të këngëve Zarzuela dhe  kërcimet e kësaj kulture do të vijë për artdashësit në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodhokse,më datë 21 tetor ora 19:00.

I ftuar është dirigjenti spanjoll, Ricardo Cassero. Një shfaqje e tillë është shfaqur për herë të parë për artdashësit rreth 6 muaj më parë, në mbrëmjen e 6 majit 2017 në po të njëjtën sallë si bashkëpunim mes TKOB dhe ambasadës së Spanjës në vendin tonë. Dirigjent ishte sërish Ricardo Cassero.

Në deklarimet para asaj shfaqjeje theksohej se nëse kjo formë teatri muzikor, që testohej për herë të parë, do të rezultonte e suksesshme do të përfshihej në kalendarin artistik të vitit të ardhshëm. Në këtë mbrëmje do të interpretojnë solistët dhe Orkestra e TKOB. /ATA/

Pin It