Rocky bën 40-vjeç, filmi kult me Sylvester Stallone

download-9

Filmi që e veshi kinemanë me dorezat e boksit, Rocky bën sot 40 vjeç. Pikërisht në 21 nëntor 1976 , doli në sallat e kinemasë dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Artit të Shtatë.

U xhirua në 28 ditë me një buxhet me më pak se 1 milion dollarë, por u bë një sukses mbarëbotëror  dhe Sylvester Stallone , skenarist dhe aktori protagonist, u bë i famshëm brenda një nate.

Në total Rocky mblodhi 225 milionë dollarë dhe i dha jetë pesë serive : Rocky II, Rocky III, Rocky IV, Rocky V, Rocky Balboa dhe një film tjetër “I lindur për të luftuar”, i realizuar në 2015.

Titulli i parë historik i filmit ka fituar tre çmime Oscar, midis të cilëve për filmin dhe regjisorin më të mirë. Falë Rocky, Stallone u bë i treti në historinë e kinemasë, pas Charlie Chaplin dhe Orson Welles, që mori nominimin e Oscar-it edhe si aktor dhe skenarist për të njëjtin film.

Në 1998 American Film Institute e futi filmin me regjisor John G. Avildsen, në klasifikimin e 100 filmave më të mirë amerikanë të të gjithë kohërave.

Në 2006 u zgjodh gjithashtu për t’u ruajtur në National Film Registry të Bibliotekës së Kongresit.

Pin It