Saimir Strati pret një tjetër Gines, mozaiku i Nënës Terezës në Muzeun e Kosovës

saimiri

Kapëse teli, është ky materiali i veçantë me të cilin artisti shqiptar  Saimir Strati  është duke punuar një mozaik me portretin e humanistes së madhe, Nëna Terezës. Portreti është duke u punuar në Muzeun e Kosovës, në një dimension prej 10 metra katrorë. Me këtë vepër, ai synon të hyjë në librin e rekordeve Gines. Ky portretet i veçantë i nobelistes Nëna Terezë, tashmë e shenjtëruar nga Vatikani, sipas artistit Strati është një dedikim dhe mirënjohje për punën humane që ka bërë ajo. Kurse, ideja për këtë formë mozaiku me anë të kapëseve,  përcjell në vetvete një tjetër mesazh pasi sipas tij, ka ardhur nga shpërngulja e refugjatëve dhe kalimi i telave me gjemba  në kufij të ndryshëm.

Pin It