OBSH: Zika s’është më emergjencë, prioritet malaria

zika-726_1454060274
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se virusi, i cili mendohet se kishte lidhje të drejtpërdrejtë me mikrocefalinë, nuk është më në fazën aktive.

Kjo përfundon një periudhë të gjatë që kur virusi u kthye në një shqetësim ndërkombëtar e aq më tepër kur gjatë kohës së zhvillimit të Lojërave Olipmpike në Rio de Zhaneiro ndihej frika e përhapjes së këtij virusi.

Shumë atletë dhe dashamirës të sportit hoqën dorë nga udhëtimi drejt një prej vendeve që konsiderohej si bërthama e Zikës.

Por tani ekspertët, të cilët nuk e nënvlerësojnë rrezikun nga Zika, thonë se tani është zhvendosur në një projekt më afatgjatë.

 Tashmë në plan të parë për OBSH është shfarosja e malaries apo të tjera sëmundje që lidhen me pickimet e mushkojave në zonat tropikale të Afrikës, që janë burim i këtyre viruseve.

Ndërkohë, e para vaksinë për malarian do të testohet në një projekt pilot në shkretëtirën sub-Sahariane.

Fondet janë mbledhur për të mundësuar krijimin e kësaj vaksine, që mendohet se do ta shfarosë njëherë e mirë parazitin vdekjeprurës të malaries.

Pin It