Ronaldo, “mbreti” i ri në Serie A

Që nga transferimi i tij i bujshëm te Juventus, Cristiano Ronaldo nuk e ka gjetur ende golin. Edhe pse ka luajtur si titullar si ndaj Chievo Veronës në javën e parë hapëse të Serie A po ashtu edhe ndaj Lazio, javën që lamë pas.

Por, “Gazzeta Dello Sport” thotë krejt të kundërtën, në një analizë që i ka bërë performancës së CR7 në këto dy takime. Sipas saj, Ronaldo ka tentuar dhe ka goditur portën e kundërshtarit më shumë se çdo lojtar tjetër në Itali deri më tani, plot 15 goditje nga të cilat 8 prej tyre në kuadrat.

Me një mesatare prej 7.5 herë në ndeshje, Ronaldo aktualisht renditet si lojtari me më shumë goditje drejt portës së kundërshtarit në të 5-ta ligat kryesore të Europës, pas tij renditet sulmuesi i Romës, Edin Dzeko.

Me shumë gjasa mungesa e golit është thjeshtë çështje kohe për yllin portugez.

 

Pin It