“Rrënjët shqiptare-dheu danez”, filmi dokumentar për shqiptarët në Danimarkë

“Rrënjët shqiptare-dheu danez”, filmi dokumentar për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë, do të shfaqet në 22 korrik në Prizren.

Regjizori Ixhet Lutfiu, me bashkëpunëtorët e tij, ka zgjedhur qytetin e Prizrenit që më 22 korrik 2018 ( ora 20.30) të promovoj filmin e tij më të ri dokumentar “Rrënjët shqiptare – dheu danez”, kushtuar shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Danimarkë.

Ixhet Lutfiu duke qenë pjesë e ekipit të radio televizionit “Zëri i Kosovës” që nga viti 1991 ka arritur të grumbullojë materialin e nevojshëm dhe të shfrytëzoj në mënyrë profesionale arkivin e këtij mediumi të rëndësishëm kombëtar.

Dokumentari përshkruan kronologjikisht (që nga viti 1965) veprimtarinë historike dhe kulturore të shqiptarëve të Danimarkës dhe është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë, që po promovohet tani, përfshin vitet 1965-1999 dhe trajton mbi 20 tema, kurse pjesa e dytë që përfshin vitet 2000-2018 trajton rreth 40 tema të fushave të ndryshme si psh arsimi, kultura, sporti e muzika.

Shqiptarët e Danimarkës që nën flamurin danez prekën majat e suksesit edhe në arenën ndërkombëtare llogariten si të mirëintegruar në Mbretërinë Daneze.

Po ashtu, në këtë dokumentar çmohet lart roli i shtetit danez në përkrahjen e çështjes shqiptare etj etj.

Ky film dokumentar ka për qëllim nxitjen edhe të shqiptarëve në vendet e tjera perëndimore për të bërë edhe dokumentar të tjerë që të mos harrohet vepra e lavdishme e mërgatës tonë për lidhjen me shpirt e me zemer me vendlindjen si dhe kontributi i tyre i çmueshëm në vendet ku jetojnë. Dokumentime të tilla i duhen opinionit dhe instancave përgjegjëse që merren me çështjen e emigracionit shqiptar.

Ata

Pin It