Të shijshme dhe të shëndetshme, bajamet ju mbrojnë zemrën!

Një studim i fundit në SHBA thotë se një grusht me bajame në ditë ngre nivelin e kolesterolit të mirë.

Sipas studimit, ngrënia e përditshme e bajameve e rrit me 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe nga ana tjetër ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm.

Në këtë mënyrë, vetëm 43 gramë bajame në ditë ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Udhëheqësi i studimit, profesori Kris-Etherton, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, tha: “Nëse njerëzit fusin në dietën e tyre bajamet, do të kenë shumë të mira. Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera”.

Pin It