Rriten nevojat për gjak, 500 të prekur nga talasemia, ja se si mund të bëheni dhurues

maxresdefault

Në Shqipëri 500 fëmije janë të prekur nga sëmundja e talasemisë. Këta fëmijë marrin një herë në 3 javë gjak. Ky gjak nuk sigurohet nga prindërit , pasi prindërit janë bartës të talasemisë. Përveç të sëmurëve me talasemi ka të sëmure me tumore, leucemi etj, kështu që nevojat për gjak janë mjaft emergjente.

Për tu ardhur në ndihme të gjithë njerëzve që kanë nevojë për gjak, veçanërisht fëmijëve talesamikë Kryqi i Kuq Shqiptar bën apel për të kontribuar në shpëtimin e një jete.

Cilët persona dhurojnë gjak?

Gjithkush që gëzon shëndet të mirë, personat nga mosha 18-60 vjeç, personat që peshojnë më shumë se 50 kg.

Cilët persona përjashtohen nga dhurimi i gjakut?

Gratë shtatzënë deri në një vit pas lindjes, personat që vuajnë nga diabeti.

Sa shpesh mund të dhurohet gjak?

Për meshkujt 1 herë në 3 muaj; për femrat 1 herë në 4 muaj.

Koha ndërmjet dy dhurimeve është të paketën 8 javë.

Personat që janë të gatshëm të dhurojnë gjak, do të plotësojnë një formular konfidencial, me po ose jo, ju matet presioni i gjakut dhe hemoglobina dhe nëse i plotësojnë kushtet mund te dhurojnë gjak.

Sasia është 300-400 ml gjak. Ky gjak që dhurohet si volum zëvendësohet në 24 orë, ndërsa elementët e gjakut brenda 7 ditësh. Për personat që do të dhurojnë gjak në shenjë simbolike të këtij akti human, do të pajisen me analizat falas: grupi i gjakut dhe rezus, hepatiti B dhe C, Sifilizi, HIV-AID-s dhe komplet formulën e gjakut.

Analizat janë konfidenciale dhe vijnë të mbyllura në zarf pranë institucionit tuaj.

Dhuruesit mbas procesit të dhurimit të gjakut do përfitojnë analiza falas nga kryqi i kuq shqiptar shpresohet qe ky proces dhurimi gjaku të bëhet një traditë në administratën e qytetit studenti.

Pin It