Rritje e ndjeshme infektimesh në 24 orë, konfirmohen 78 raste pozitive me Covid-19

Nga 344 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 78 raste pozitive, një rritje e ndjeshme krahasuar me një ditë më parë kur pati 67 raste.

Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeveTiranë 370; Durrës 176; Shkodër 153; Vlorë 79; Fier 41; Lezhë 26; Korçë 20; Kukës 12; Elbasan 9; Gjirokastër 6 dhe Berat 2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.

“Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën. Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda. Ruani distancën fizike në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës. Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve”, apeloi specialistja e ministrisë së Shëndetësisë, Flutura Beqo.

Ajo deklaroi se task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

“Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes për barnat me rimbursim, apo informacion për Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127”, tha në mbyllje Beqo.

COVID-19- Statistika 25 Qershor 2020

Testime totale 24711

Raste pozitive 2192

Raste të shëruara 1250

Raste Aktive 894

Humbje jete 48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Pin It