Rritje në nivel rekord i dioksidit të karbonit në atmosferë

Përqendrimet e dioksidit të karbonit në atmosferën e Tokës u rritën në një rekord të lartë për vitin 2016, njoftojnë kombet e bashkuara. Viti që lamë pas regjistroi rritje 50 % më të lartë se mesatarja e 10 viteve të fundit, saktëson Organizata Botërore Meteorologjike. Studiuesit thonë se një kombinim i aktiviteteve njerëzore dhe fenomeni i motit “El Nino” cuan CO2 në një nivel që nuk është parë në 800 mijë vjet.

Një nivel I tillë mund të rrisë potencialisht me 20 metra nivelin e detit dhe të shtojë me 3 gradë temperaturat . Shkencëtarët thonë se kjo rrezikon që objektivat globale të temperaturës të jenë kryesisht të paarritshme. Raporti është publikuar një javë përpara raundit tjetër të bisedimeve klimatike të OKB, në Bon, ku negociatorët do të punojnë e diskutojnë mbi udhëzimet për marrëveshjen e klimës së Parisit të mbështetur nga 195 vende në 2015.

Marrëveshja tashmë është nën presion sepse U.S.Presidenti Donald Trump tha se synon që SHBA ta braktisë marrëveshjen, e cila kërkon të kufizojë rritjen e temperaturave në “më shumë se 2 gradë celcius .Buletini i sivjetshëm i gazit të gazit i prodhuar nga Organizata Botërore Meteorologjike, bazohet në matjet e marra në 51 shtete. Stacionet kërkimore në të gjithë globin e janë bazuar në hulumtimet e tyre duke trajtuar elementë si dioksidi i karbonit, metani dhe oksidet e azotit.

Pin It