Rruga e Kombit, Qeveria miraton koncesionin, zbatohet pas 8 muajsh

rruga-e-kombit

Qeveria shqiptare miratoi kontratën e konçensionit për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit, me konsorciumin “Katalist”.

Burime zyrtare nga Ministria e Transporteve thonë se pas nënshkrimit të kontratës mund të duhen rreth 8 muaj derisa konçesioni të zbatohet në terren.

Tenderi për dhënien me konçension të mirëmbajtjes për rrugën Durrës-Kukës u zhvillua në verën e këtij viti.

Fillimisht Ministria e Transporteve shpalli fitues një konsorcium të përbërë nga disa kompani turke, por vendimi u rrëzua nga Komisioni i Prokurimeve Publike që shpalli ftues bashkimin e shoqërive shqiptare “Kastrati” dhe “Salillari”.

Pin It