Studim: Procesi i zgjimit zgjat plot 36 minuta

gjumitevjendff

Zgjimi nga gjumi në mëngjes për shumë njerëz mbetet një sfidë më vete. Kjo është diçka që duhet të bëjmë çdo ditë, e pikërisht për këtë duhet të vetëndihmohemi për të lehtësuar veten. 

Edhe pse për disa është më lehtë, për disa më vështirë, një hulumtim ka treguar që na duhet afërsisht gjysmë ore pas hapjes së syve për t’u ndjerë me të vërtetë të zgjuar.

Hulumtuesit britanik thonë së për shembull në Britani një në pesë persona, ose 17 për qind, konsiderojnë që janë tipa të mëngjesit, ndërsa të gjithë të tjerët konsiderojnë që mëngjesi është pjesa e më vështirë e ditës.

Hulumtimi ka treguar që shumica e njerëzve pasi bie alarmi i zgjimit, zakonisht e  shtyjnë zilen mesatarisht për 14 minuta. Për t’u zgjuar tërësisht nevojiten gjithsej 36 minuta, transmetojnë mediat britanike.

Rreth 73 për qind e të anketuarve kanë thënë që më shumë pëlqejnë të zgjohen nga tingulli i zogjve ose kënga e gjelit, sepse kjo lë përshtypje pozitive tek ta.

Tingujt që do t’u ndihmojnë të filloni ditën më lehtë janë: cicërima e zogjve, zëri i gjelit, zhurma e valëve, tingujt e pianos, muzika klasike.

Pin It