Një këshillë efektive për t’u zgjuar shumë lehtë në mëngjes

 

Shumica e njerëzve hasin vështirësi me të zgjuarit herët në mëngjes. Më interesant është fakti se nuk është lodhja fizike e cila ndikon tek kjo. Njerëzit  përballen me këtë problem edhe ditët e pushimit ose fundjavave.

Megjithatë, lajmi mirë është se  ka një zgjidhje për këtë. Mjafton të ndiqni këshillën e mëposhtme për të paktën dy javë rresht dhe procesi zgjimit nga gjumi do të bëhet shumë i lehtë.

Ajo që duhet të bëni është të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë. Mëngjesi i parë, në të cilin do praktikoni këtë metodë, do  t’ju duket një torturë e vërtetë. Megjithatë është absolutisht e nevojshme të shkoni të flini dhe të zgjoheni nga gjumi në të njëjtën orë çdo ditë. Gjithashtu duhet të flini mjaftueshëm, që do të thotë jo më pak se gjashtë apo shtatë orë.

Keni parasysh se ky regjim duhet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës!

Pin It