6 këshilla për t’u zgjuar herët

Zgjimi herët ndikon pozitivisht në stilin tonë të jetesës, por jo gjithnjë është e lehtë të zgjohesh sapo bie alarmi. Shumica e njerëzve priren të shtyjnë ngritjen nga krevati me disa 5 minutësha.

Ekspertët japin disa këshilla se si mund të nisim ditën herët dhe në mënyrë produktive.

  1. Planifikoni orarin tuaj të gjumit

Jo të gjithë njerëzit kanë nevojë për të njëjtën sasi gjumi. Zbuloni se sa ju duhet të flini gjatë një javë dhe shpërndajini orët e gjumit në mënyrë efektive përgjatë javës. Kështu do të dini se cilat janë oraret më të mira për t’u çlodhur dhe cila është koha që ju duhet për të përmbushur detyrimet e përditshme.

  1. Shmangni gjërat që largojnë gjumin

Shpërqëndruesit e gjumit ndryshojnë nga individi tek individi. Disa mund të shpërqëndrohen nga pajisjet elektronike, ndërsa të tjerë nga mendimet në lidhje me faturat që janë për t’u paguar etj. Nuk është njëlloj nëse përpara gjumit merresh me probleme të vështira, ose nëse sheh një komedi që të bën të flesh e qetë.

  1. Bëni listën e objektivave të mëngjesit

Planifikoni gjërat që duhet të përmbushni herët në mëngjes. Kjo do ju ndihmojë të zgjoheni më të motivuar sepse do ndjeni se keni një mision për të realizuar.

  1. Shpërbleni veten

Mendoni diçka që ju lumturon, një gjë që ju zbukuron mëngjeset por ju nuk gjeni kohë për ta bërë. Kështu do të dilni në përfundimin që nëse zgjoheni herët do të keni disa përfitime, “dhurata” të vogla. Psh. zgjimi herët mund t’ju ndihmojë të përgatisni mëngjes të shijshëm për veten, të bëheni gati më mirë pa nxituar për punë, të pini një kafe të mëngjesit me miqtë etj.

  1. Aktiviteti fizik

Ata që bëjnë ushtrime dhe merren rregullisht me aktivitet fizik mund të flenë më mirë se të tjerët. Aktiviteti fizik pakëson stresin, çliron serotonin dhe endorfin, të cilat janë hormonet e lumturisë. Po ashtu ushtrimet ju ndihmojnë ta nisni ditën më me energji dhe më të lumtur.

  1. Pyesni veten “pse doni ta bëni këtë”

Pse doni të zgjoheni herët? Përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk duhet të jetë sepse kështu duan të tjerët. Sa më e paqartë të jetë arsyeja, aq më e vështirë do jetë të përvetësoni një sjellje të re. Mendoni anët pozitive që sjell zgjimi herët dhe mënyrën se si do e përmirësojë jetën tuaj kjo gjë. Siç thotë Descartes “Mendoj, pra jam”.

 

Pin It