Zihni Sako, folkloristi dhe shkrimtari shqiptar

Më 27 mars të vitit 1912 lindi  në Gjirokastër Zihni Sako. Ishte folklorist dhe shkrimtar, profesor i shkencave i cili ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Lindi në Gjirokastër më 1912. Është autori i njërit prej teksteve të parë të folklorit në shkollat e larta. Ndër veprat letrare të tij janë novela “Bereqeti”, “Ditë të gëzueshme”, disa vëllime me vjersha për fëmijë, vëllime me tregime etj. Ka kryer studimet e larta per filogji ne Universitetin e Athines ne vitet 1931 – 1936 dhe me pas u kthye ne Atdhe ku ka punuar fillimisht si mesuaes ne fshatrat e Gjirokastres, Korces e Beratit dhe me vone ne vitet ’40 ne Gjimnazin e Gjirokastres qe sot mban emrin e Asim Zenelit. Me pushtimin e vendit ne vitet e para te tij vazhdoi punen si mesues dhe me vone kaloi ne mal partizan ne çetat e Gjirokastres ku ka qene komisar i tyre.Ka kryer nje veprimatri te gjere patriotike duke luftuar deri ne çlirimin e vendit. Ka qene drejtues ne batalionet BabAbaz,Misto Mame ,etj.me vone kaloi ne Brigaden e gjashte ku bente pjese ne Shtebin e saj ne seksionin politik.  Mbas mbarimit te luftes iu kthye punes dhe ka qene per disa kohe sekretar i pergjithshem i Ministrise se arsimit,pastaj ka shkuar ne Moske ku ka dhene mesimin e gjuhes shqipen ne Universitetin e Moskes dhe me vone eshte kthyer ne Shqipëri fillimisht ne Institutin e Shkencave ku ka qene sekretari i tij dhe drejtues i sektorit te folklorit. Ai vdiq në shkurt te vitit 1981.

Pin It