Sallatë me rukola dhe mjaltë

rukola-800x533

Një sallatë me rukola dhe me mjaltë, mund të jetë shoqëruese shumë e mirë për vaktet tuaja. Përveç vlerave ushqyese, përgatijes së shpejtë, shija e tyre kombinohet më së miri.

Përbërësit:

Gjysmë filxhani mjaltë

Lëng i freskët limoni

Vaj ulliri

Kripë  dhe Piper

50 gr rukola

100 gr domate

1 kokërr avokado

Gjysmë filxhani me kikirikë

Përgatitja:

Pastrojeni rukolën dhe copëtojeni. Njësoj veproni edhe me avogadot, e domatet. Hidhini në një pjatë  duke shtuar edhe kikirikët. Pasi të gjithë përbërësit janë në pjatë, është koha të merreni me mjaltin. Mjaltin do t’a vendosni në një tas dhe më pas në mikrovalë, vetëm për 10 sekonda. Më pas, shtojini mjaltit,vajin e ullirit, kripën, piperin, lëngun e limonit dhe trazojini me njëra-tjetrën. Salcën e përftuar nga përzierja e tyre, hidheni në tasin ku ndodhen domatet, rukola, avogado dhe kikirikët. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe djath. Sallata juaj është gati për 5 minuta.

 

Pin It