Samsung Galaxy S8 dhe S8+ prezantohen zyrtarisht në Kosovë

“Samsung Galaxy S8 dhe S8+” është prezantuar edhe në Kosovë. Detajet teknike dhe karakteristikat e telefonave të rinj “Samsung Galaxy S8” dhe “Galaxy S8+” i ka prezantuar Lulian Kamberi.

Ai ka thënë se ky telefon është rezistent ndaj ujit dhe pluhurave. Po ashtu, Kamberi ka theksuar se “Samsung S8” shërben edhe si asistent personal duke ta treguar kohën e sportit, të ushqimit etj. “Kamera është një nga opsionet më të avancuara 8 mega pixel.

Telefoni mund të përdoret duke skanuar retinën e syrit”,tha Kamberi.

Ndërsa, Arbër Shala, përfaqësues i “Samsung mobile” në Kosovë dhe Shqipëri ka thënë se do t’i ndihmojnë Kosovës për ta luftuar tregun ilegal të telefonisë mobile. Në anën tjetër, moderatori i kësaj ngjarje, Berat Miftari, ka thënë se është kënaqësi që karshi metropoleve botërore tani “Samsung Galaxy S8 dhe S8+” prezantohet edhe në Kosovë.

Pin It