Ramazani për jomyslimanët, një guidë etike nga CNN

 

Në botë ka 7 miliard njerëz. Dhe plot 22% e tyre, rreth 1.6 miliard, agjërojnë nga agimi deri në perëndim. Çdo ditë. Për një muaj të tërë.

Është Ramazan, muaji më i shenjtë i kalendarit Islam.

Po nëse ju nuk jeni mysliman, por thjesht një njeri i kujdesshëm. A ka ndonjë gjë që duhet të bëni për të mos u dukur si i pandjeshëm përpara miqve tuaj agjërues?

Përgjigje e shkurtër: Jo.

Përgjigje e gjatë: Jo, por ju mund të fitoni pikë shtesë nëse mbani parasysh këto 10 sugjerime.

  1. Ju sigurisht mund të hani në praninë tonë…

Për 30 ditët e ardhshme myslimanët në të gjithë botën do të heqin dorë nga ngrënia dhe pirja gjatë orëve të ditës. Kjo nuk do të thotë që ju nuk do ta vazhdoni biznesin si zakonisht (vetëm bëni një vesh shurdh ndaj stomakut tonë).

  1. …..por përpiquni të mos planifikoni dreka pune.

Nëse ju duhet që të mbani një drekë pune, bëjeni. Por mos u ndjeni keq nëse ne ulemi dhe rrimë aty si një vegjetarian në një restorant mishi. Mendojeni si të iste e njëjta gjë dhe do të kaloni një orë të këndshme. Nëse kolegu juaj mysliman e refuzon ftesën, mirëkuptojeni.

  1. Ju nuk jeni të detyruar të agjëroni me ne…

Mund ta bëni diçka të tillë nëse doni të provoni ndjesinë. Por nëse nuk e bëni jini të sigurtë që nuk na lëndoni, edhe nëse jemi miq të ngushtë.

  1. ….por mund të na bashkoheni për iftar.

Iftar është çelja e agjërimit pas perëndimit të diellit. Ne na pëlqen ta shndërrojmë një një vakt të përbashkët të madh. Ju duhet ta provoni.

  1. Nuk jeni të detyruar ta dini se kur fillon Ramazani ….

Ramazani nuk është si Krishtlindjet ose Dita e Falenderimeve, në të cilat ju e dini saktësisht se kur i takon të festohen. Ai lëviz përgjatë vitit, ngaqë kalendari islam është hënor. Fillimi i muajit varet nga shfaqja e hënës së re. Prandaj dita e fillimit të muajir Ramazan ndryshon nga viti në vit.

  1. ….por ju lutem tregohuni pak tolerantë

Mund të ndodhë që Ramazani të jetë gjatë vitit, në kohë pune dhe shkolle, prandaj nëse kolegu juaj kërkon leje ta fillojë punën më herët e të largohet më herët gjatë një muaji, përpiquni të rregulloni diçka.

  1. Ne do vijojmë të dalim për kafe me ju…

Jo, ne nuk mund të pimë. As ujë. Por ne do të vijmë me ju nëse keni nevojë për një pushim ose çlodhje.

  1. …..por ne mund të mbajmë distancë

Me një fjalë: Halitosis. Ne qëndrojmë pa ngrënë dhe pa pirë gjatë gjithë ditës, prandaj fryma jonë mund të mbajë erë të keqe. Kjo është arsyeja që ju qëndrojmë larg kur flasim.

  1. Ju mund të thoni “Ramazan Mubarek”….

Nuk ka asgjë kundra krishtërimit apo ndonjë besimi tjetër në këtë frazë. Nënkupton thjesht “Gëzuar Ramazanin”. Kolegut tuaj të punës do i bëhej qejfi.

  1. …..por ju lutem mos thoni “duhet të agjëroj dhe unë. Duhet të bie në peshë”

Ramazani nuk është për këtë qëllim. Përveç kësaj gjatë Ramazanit besimtarët marrin kile, si rrjedhojë e iftarit të rënduar.

Ramazani nuk ka të bëjë vetëm me mosngrënien dhe mospirjen. Ju nuk duhet të gënjeni ose të mashtroni dikë. Gjithashtu nuk duhet të provokoni epshin. Këto janë gjëra që duhen shmangur gjithnjë, por veçanërisht gjatë Ramazanit.

Ramazani duhet përdorur si një mënyrë vetëdisiplinimi për t’u praktikuar gjatë pjesës tjetër të vitit. Prandaj mendojeni Ramazanin si një dietë-pastrim shpirtëror.

Saeed Ahmed / CNN

Pin It